Bashkia Shkodër ndërhyrje në infrastrukturë / Njoftohen banorët për lirimin e rrugës ku do të kryhen punimet
Të nderuar banorë të Shkodrës
Bashkia Shkodër, po ndërhyn në një sërë segmentesh rrugore për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rrugët e qytetit dhe në njësitë administrative.
Ditën e nesërme, dt. 24.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” deri në sheshin “Perash”.
Në këtë ndërhyrje është parashikuar sistemimi dhe asfaltimi i të gjithë bulevardit.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe bizneseve të zonës për lirimin e të gjithë parkimeve përgjatë këtij segmenti rrugor gjatë ditës së martë dt.24.10.2023.
Të bashkëpunojmë për t’i dhënë kësaj zone një imazh tjetër.