Bashkia Shkodër, përfituese e dy projekteve, pjesë e paketës së madhe prej 25 milion euro nga qeveria Italiane

Bashkia Shkodër është bërë përfituese e dy projekteve të rëndësishme për ekonominë blu. Lajmi është dhënë nga vetë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një inspektimi që ajo ka bërë së bashku me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në liqenin e Shkodrës.
Dy projektet përfituese janë pjesë e paketes së madhe prej 25 million euro që Qeveria Italiane i ka dhënë Shqipërisë në formën e kredisë, ndërkohë që për Shkodrën është miratuar projekti për merkatën e peshkut dhe zhvillimi i peshkimit artizanal në Velipojë….
Gjatë vizitës në Shkodër, ministrja Denaj dhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, kanë parë nga afër edhe hedhjen e 40 mijë rasat peshku, e cila hidhet për herë të parë që pas viteve 90-të, në liqenin e Shkodrës, që ndihmon në shtimin e krapit në Liqenin e Shkodrës. Gjatë këtij takimi, ministrja Denaj ka kërkuar prerazi nga OMP, Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndalimin e gjuetisë se paligjshme në liqenin e Shkodrës, pasi edhe pse janë hedhur hapa pozitivë në këtë drejtim, ende ka denoncime të shumta për gjuetinë e paligjshme në këtë pasuri të të gjithëve.