Categories: AktualitetLajme

Bashkia Shkodër, përfituese e dy projekteve, pjesë e paketës së madhe prej 25 milion euro nga qeveria Italiane

Bashkia Shkodër është bërë përfituese e dy projekteve të rëndësishme për ekonominë blu. Lajmi është dhënë nga vetë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një inspektimi që ajo ka bërë së bashku me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në liqenin e Shkodrës.

Dy projektet përfituese janë pjesë e paketes së madhe prej 25 million euro që Qeveria Italiane i ka dhënë Shqipërisë në formën e kredisë, ndërkohë që për Shkodrën është miratuar projekti për merkatën e peshkut dhe zhvillimi i peshkimit artizanal në Velipojë….

Gjatë vizitës në Shkodër,  ministrja Denaj dhe kryetari i Bashkisë Shkodër,  Benet Beci, kanë parë nga afër edhe hedhjen e 40 mijë rasat peshku, e cila hidhet për herë të parë që pas viteve 90-të, në liqenin e Shkodrës, që ndihmon në shtimin e krapit në Liqenin e Shkodrës. Gjatë këtij takimi,  ministrja Denaj ka kërkuar prerazi nga OMP, Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndalimin e gjuetisë se paligjshme në liqenin e Shkodrës,  pasi edhe pse janë hedhur hapa pozitivë në këtë drejtim,  ende ka denoncime të shumta për gjuetinë e paligjshme në këtë pasuri të të gjithëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

4 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

4 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

4 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

5 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

5 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

7 hours ago

This website uses cookies.