Bashkia Shkodër përfshihet në “Tip”- Programi synon mbështetjen e produkteve të reja turistike
TIP – Turizm Inovejshen Platform, është programi, në të cilin Bashkia Shkodër është angazhuar së bashku me GIZ për mbështetjen e turizmit.
Ky program është prezantuar në Bashkinë Shkodër, ku prezent përvec përfaqësuesve të ministrisë kanë edhe edhe drejtues të Giz dhe të Bashkisë Shkodër.
Drejtorja e Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, në fjalën e saj vlerësoi këtë inisiativë, por edhe resurset turistike që ka Shkodra.
Për zëvendësryetarin e Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, këto oportunitete janë një mundësi e mirë për mbështetjen e biznesit të turizmit dhe bashkëpunimi me të gjithë donatorët eshtë politike që Bashkia Shkodër e ka në çasjen e saj për mbështetjen e operatorëve turistike.
Ky program ka në fokus mbështetjen e produkteve të reja turistike që lidhen me natyrën, trashëgiminë kulturore, kulinarinë dhe aventurën në zonat me potencial zhvillimit.
Qëllimi i këtij programi është mbështetja në mentorim dhe financim për bizneset dhe të rinjtë që duan të krijojnë produkte të reja për të zhvilluar më tej ofertën turistike të territorit tonë.