Bashkia Shkodër përkujton “2 Prillin” – Zëvendëskryetarët Preka dhe Qyteza, kryekëshilltari Luli, homazhe dhe kurora

Zyrtarë të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak Shkodër ka nderuar “2 Prillin”, ditën kur qyteti përkujton heronjtë e demokracisë. Zëvendëskryetarët e Bashkisë, Alban Preka dhe Teuta Qyteza, së bashku me kreun e Këshillit Bashkiak Oltion Luli, kanë vendosur kurora me lule në nderim të katër heronjve të demokracisë, të cilët u vranë nga regjimi komunist, 34 vite më parë.
Një kurorë me lule është vendosur edhe në emër të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci.