Bashkia Shkodër rikonstrukton shkollat, Kulla: Së shpejti nis rikonstruksioni i plotë i dy shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”

Sezoni veror ka qënë një periudhë pune për Drejtorinë e Menaxhimit të Objekteve Publike, ku janë kryer punime në 50 objekte arsimore në territorin e Bashkisë Shkodër.
Drejtori i kësaj ndërmarrje, Gjozef Kulla , në një intervistë për mediat, ka bërë me dije edhe planin e ndërhyrjes me qëllim përmirësimin e infrastructures.
Nga ana tjetër, Kulla ka ndarë edhe lajmin për nisjen e shpejtë të punimeve të rikonstruksionit të plotë të dy shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”.
Në përfundim, ai ka uruar të gjithë nxënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm