Bashkimi Evropian, kundër Superligës
Bashkimi Evropian vazhdon të dalë kundër Superligës së Evropës. këtë e ka konfirmuar edhe Nënkryetari i i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas. “Angazhimi ynë ndaj modelit sportiv evropian është i palëkundur dhe i pakushtëzuar.
Është e qartë se ka një element komercial në sport dhe futboll, por modeli sportiv evropian prek të gjithë. Unë do të vazhdoj të mbroj këtë ide të një modeli sportiv evropian gjithëpërfshirës dhe më ngushëllon fakti që nuk jam vetëm.
Shtetet tona anëtare, Parlamenti Evropian, tifozët, të gjithë ndajnë këtë mënyrë për të parë sportin dhe futbollin në Evropë.”
Kështu u shpreh për Superligën nënkryetari i Komisionit Evropian, por saktësoi se: “Sigurisht që nuk do të komentoj vendimin e gjykatës së BE-së për Superligën”.