Bashkitë hapin ofertat, tokë me qira për fotovoltaikë dhe kampingje turistike
Bashkia e Vaut të Dejës njoftoi se ka shpallur kompaninë fituese e cila do të marrë të drejtën mbi një hapësirë prej 0.141 hektarë për 9 vjet, e cila do të investojë në një projekt turizmi. Detajet mbi këtë projekt janë dhënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
“Oferta e paraqitur për dhënien me qira të ekonomisë Pyjore Gomsiqe, ngastra nr.39/a, për sipërfaqen 0.141ha “Për qëllime pushimi, argëtimi, për veprimtari turistike, kampingje(kënde lojërash, shoqërore, shëndetësore dhe mjedise sporitve, shplodhëse, kulturore etj)”, me afat përdorimi (qiraje) 9 vite është prej 11,632 lekë në vit pa TVSH” thuhet në këtë dokument. Hapja e shpalljes nga ana e Bashkisë u bë në 10 ditëshin e dytë të dhjetorit të kaluar.