Basket femra, Vllaznia mund Studentin , trajneri Gjeçaj: Skuadra po rritet

Ndonëse është skuadra e vetme në kampionatin e basketbollit për femra që luan me vetëm basketbolliste shqiptare, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj po bën një paraqitje të mirë duke vijuar të jetë mës më të mirave të basketbollit shqiptar. Një gjë të tillë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit, atë të javës së 15-të, teksa triumfoi në “Qazim Dervishi” ndaj Studentit duke e mundur me rezultatin 66 me 57.
Ndërsa vlerëson faktin që Vllaznia vazhdon të luajë vetëm me basketbolliste shkodrane, trajneri Gjeçaj, po mendon edhe për sezonin e ardhshëm, por për të pretentuar më shumë se vendi i katërt, kërkon që në skuadër të ketë edhe për dy-tre përforcime.
Për javën e 16-të, Vllaznia e femrave do të ketë një provë të vështirë duke luajtur në transfertë përballë Partizanit.