Basket Femra, Vllaznia mundet nga Teuta – Trjanerja e Vllaznisë ,Mustafa, e revoltuar me gjykimin
Ndeshja e basketbollit për femra mes Vllaznisë dhe Teutës, e luajtur pasditen e së premtes në pallatin e sporitit “Qazim Dervishi”, ka përfunduar me rezultatin 71-73 në favor të durrësakeve.
Ky takim u luajt për javën e tetë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Kategorinë e Parë.
Ndeshja filloi më mirë për basketbollistet kuqeblu, të cilat fituan periodën e parë me rezultatin 24-23, por humbën periodën e dytë 15-18, duke bërë që Teuta të mbyllë pjesën e parë me avantazh, 39-41.
Durrësaket fituan edhe të tretën 17-19, duke e thelluar diferencën në +4.
Perioda e katërt ishte emocionuese, pasi diferenca u ngushtua në fund të takimit, kjo edhe për meritë të Vllaznisë, e cila përmirësoi lojën e saj dhe krijoi një rivalitet të madh në pesë minutat e fundit.
Gjithsesi, në fund të ndeshjes, rezultati mbeti 71-73 në favor të Teutës.
Pas ndeshjes, trajnerja e Vllaznisë, Medina Mustafa, është shprehur e revoltuar ndaj gjykimit.
Mustafa theksoi se Vllaznia do të kthehet shumë shpejt tek fitoret.
Në këtë përballje, veçanërisht, spikati forma e mirë e basketbollistes amerikane të Teutës, Jones, por edhe ajo e lojtares së Vllaznisë, Rreshpja, e cila realizoi 34 pikë.