Përmes një ndeshjeje dramatike, ku u luajtën edhe 5 minuta shtesë, Vllaznia e basketbollit të meshkujve arriti të fitojë me rezultatin 97-86 përballë Apolonisë, mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.
Ishte një duel që kishte të gjitha elementët e një ndeshjeje të fortë sportive , luftë të ashpër, avantazh të Vllaznisë në tre periodat e para, madje deri në 16 pikë diferencë, por edhe një barazim dhe përmbysje të Apolonisë në minutat e fundit të periodës së katërt, që kaloi në avantazh me 3 pikë.
Megjithatë, Vllaznia e barazoi në fund me një tre pikësh të Shestanit, i cili e dërgoi ndeshjen në shtesë.
Në shtesë, Vllaznia arriti të triumfojë me rezultatin 15-4 dhe të fitojë gjithë ndeshjen 97-86.
Pas fitores së javës së kaluar në transfertë me Kamza Basket, edhe ajo me kohë shtesë, kjo është fitorja e dytë radhazi për Vllazninë, e cila nga vendi i fundit në renditje, tashmë është e treta duke i bërë një mbyllje te mirë fazës së parë të Kampionatit.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.