Categories: LajmeSport

Basket, ndërpritet ndeshja Teuta- Vllaznia, reagim zyrtar i kuqebluve, kërkojnë fitoren nga Komisioni i Disiplinës

Gjysmëfinalja e tretë mes Teutës dhe Vllaznisë në basketboll për meshkuj është ndërprerë në fundin e pjesës së parë për të mos nisur më. Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, në fund të periodës së dytë, basketbollisti i Teutës, Elian Memçaj, reziloi një tripikësh, i cili u kontestua nga Vllaznia me motivacion se kishte përfunduar koha. Pas pushimit, trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, kërkoi që sirena e kohës të jetë automatike. Në këto kushte gjyqtarët vendosën të ndërpresin ndeshjen dhe tani do të vendosë Komisioni i Garave në FSHB për fatin e këtij takimi. Ndeshja u anulua kur rezultati ishte 47-40 për Teutën, ndërsa mbetën pa u zhvilluar edhe dy perioda. Menjëherë pas ndeshjes ka ardhur reagimi zyrtar i Shoqatës së Basketbolllit Vllaznia:

Reagim

“Sot ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës në gjysmëfinale u ndërpre nga një ngjarje kritike e pa rregullt dhe e pa zakontë. Edhe pse Teuta udhëhoqi 47-40 pas dy periodave të para, tre pikët e tyre të shënuara para zhurmës së sirenës, në fund të periodës së dytë, ndodhën nën një problem teknik të tabeles elektronike të lojës.

E paraqitëm menjëherë këtë përpara zyrtarëve të ndeshjes dhe pritëm për 30 minuta për të zgjidhur çështjen sipas rregullores zyrtare të Federatës së Basketbollit të Shqipërisë.

Kemi bindjen dhe prova faktike të qarta për të dy shkallët e problemit, goditjen e pa rregullt dhe orën e lojës jashte funksionit automatik, të cilat do t’i paraqesim pranë autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu ndjejmë keqardhje për rrjedhën e ndeshjes për tifozët Shkodranë te cilët kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin në këtë sfidë dhe gjejmë rastin ti falenderojmë secilin prej tyre.

Fair play është i domosdoshëm në sport dhe presim hetim dhe vendim të përshtatshëm për të mbrojtur integritetin e lojës se rregullt të basketbollit në Shqiperi.

Shoqata e Basketbollit Vllaznia”, thuhet në reagim publik, por edhe të depozituar pranë strukturave zyrtare të Federatës Shqiptare të Basketbollit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

3 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

3 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

3 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

4 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

4 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

4 hours ago

This website uses cookies.