Basket, Vllaznia aktive në merkato, zëvendëstrajneri Gjeçaj: Sot zyrtarizuam blerjen e pestë brenda javës

Ndryshe nga vitet e mëparshme, edicioni i sivjetëm e gjen Vllazninë e basketbollit për meshkuj më komode sa i përket organizimit dhe plotësimit të skuadrës me elementët e duhur. Një gjë të tillë e pohon edhe zëvendëstrajneri Roni Gjeçaj, i cili është edhe personi që po merret me merkaton.
Amerikani Maurice Walton, që sapo konfirmoi zëvendëstrajneri Gjeçaj është i pesti në radhën e transferimeve për llogari të Vllaznisë së basketit për sezonin e ri sportiv, kur më herët kanë firmosuar edhe amerikanët Michael Wright, Michael Lenoir, Maurice Hodge, si dhe shkodrani Robert Shestani.
Me këtë kompletim të skuadrës, Roni Gjeçaj, e shikon Vllazninë pretendente për titull.
Kampionati Kombëtar i Superligës në basketboll meshkuj fillon në muajin tetor.