Vllaznia e koshit të meshkujve ka bërë një paraqitje spektakolare në derbin klasik ndaj Tiranës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Djemtë kuqeblu kanë dominuar gjatë gjithë takimit, i cili ishte vetëm me një krah. Vllaznia ka fituar të katër periodat, duke treguar supremaci.
Krejt ndeshja është mbyllur me fitoren e thellë të vendasve me një diferencë prej 39 pikësh, 107-68.
Me këtë fitore të thellë e të lehtë, Vllaznia vazhdon të konfirmojë veten si një forcë e pakontestueshme në basketbollin shqiptar.
Çdo lojtar dha maksimumin, duke ndërtuar një fitore të bukur, ndërsa duhet evidentuar edhe mbështetja e tifozëve kuqeblu në shkallët e pallatit të sportit. Për këtë të diel, në “Qazim Dervishi”, Vllaznia po përgatitet për ndeshjen kundër kampionëve aktualë, Besëlidhja e Lezhës.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.