Basket, Vllaznia mund Flamurtarin/Bekteshi: I kënaqur për fitoren, por jo për lojën
Vllaznia dhe Flamurtari u përballen mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së gjashtë të Superligës të basketbollit për meshkuj. Me dy skuadra që në renditje kanë një pikë diference, Vllaznia në vendin e shtatë me 6 pikë dhe Flamurtari i vendit të 11-të, me një pikë më pak se kuqeblutë, sfida e djeshme mes këtyre dy skuadrave paraqiste interes të madh për të dyja skuadrat. Dhe, kuqeblutë ia dolën me sukses, teksa e fituan krejt takimin me rezultatin 87 me 72. Një fitore e merituar kjo, por që për trajnerin shkodran Damian Bekteshi, skuadra e tij paraqiti oshilacione gjatë lojës.Në vijim, Bekteshi flet për tifozërinë kuqeblu si dhe basketbollistin e dytë amerikan, Mckyron Endrel që është bërë pjesë e Vllaznisë.Për javën e ardhshme, Vllazninë e pret një ndeshje shumë e vështirë duke u përballur në transfertë me ekipin e fortë të Besëlidhjes, nënkampion I Shqipërisë.