foot italia bastet
I rikthyer në qendër të cirkut mediatik për shkak të zbulimeve të fundit për çështjen e basteve në Serinë A, Fabrizio Corona nuk resht së foluri. Ish-fotografi vullkanik premtoi zhvillime të reja. “Të paktën 10 futbollistë të tjerë, 5-6 agjentë janë të përfshirë dhe ka edhe ambjente klandestine të lojërave të fatit – siguroi ai në rubrikat e Corriere della Sera -. Nuk mund të përmend emra, përndryshe do të zbuloj burimin: ai është xhaxhai i një ish-lojtari të Interit të Mourinhos, mik i ngushtë i Mario Balotellit”.
Së shpejti mund të përfshihen edhe futbollistë të tjerë kryesorë dhe jo vetëm: “Përfshihen të tjerë që luajnë për kombëtaren, madje edhe presidentë – fjalët e qarta të Fabrizio Corona – Problemi është se këta lojtarë janë të sëmurë, varësi nga bixhozi është një varësi si droga. Shfrytëzohen nga sistemi… fillimisht luajnë lojëra elektronike, blackjack, pastaj ambjentet e bixhozit dhe bëhen viktima të botës së krimit. Unë i di këto, por do të ketë shumë të tjera, për të mos përmendur Serinë B
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.