Bayern synon sigurinë matematike

kane

kane

Bajern i Munihut mund të sigurojë matematikisht kualifikimin për fazën me eliminim direkt në Champions League në rast fitoreje kundër Gallatasarajit, si dhe vendin e parë në Grupin A në rast se Manchester United nuk arrin të fitojë në Kopenhagë. Tri pikët kundër turqve ndoshta janë menduar si formalitet më parë, por pas ndeshjes së luajtur në Stamboll të gjithë mund të kenë ndryshuar mendim, pasi Gallatasaraj ishte dominues, por u shemb mendërisht e psikologjikisht pas golit të dytë të shënuar nga gjermanët. Bayern vjen në takimin e sotëm pas fitores së bujshme 4-0 në Dortmund, ku Harry Kane shënoi tre gola, çka ka kthyer qetësinë pas eliminimit në Kupën e Gjermanisë. Turqit ende janë të hidhëruar nga humbja e rasteve në ndeshjen e parë dhe kanë premtuar se do të japin gjithçka sot, ndonëse do të jetë një malore e fortë.

Humbja e fundit e Bajernit në shtëpi në fazën e grupeve ka qenë më 2013, ndërkohë që ka fituar 15 ndeshjet e fundit radhazi po në fazën e grupeve. Te një rezultat pozitiv i bavarezëve shpresojnë edhe Manchester United e Kopenhagen, që ndeshen sot në kryeqytetin danez. Anglezët fituan ndeshjen e parë, ndërkohë që Kopenhagen humbi një penallti në minutën e 97-të. Paraqitja e danezëve në Old Trafford ishte e shkëlqyer, megjithatë rezultate përballë anglezëve janë krejt e kundërta, ndërkohë që nuk kanë shënuar në shtatë përballjet e fundit direkt.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.