Bayerni tremb Lazion, Lotito: Kundërshtari më i keq
“Kundërshtari më i keq i mundshëm”. Ka mërzi në kampin e Lazios pas shortit të Champions League, që vuri përballë bardhekaltërit me Bayernin e Mynihut në fazën e 1/8-ve të finales së turneut. Ka qenë Enrico Lotito, drejtues dhe djali i presidentit të klubit Italian, që ka komentuar shortin, duke mos e fshehur mërzinë.
“Gjermanët janë një kundërshtar i vështirë, por e dimë që Champions league është e vështirë. Do të luftojmë deri në fund, për të thënë fjalën tonë në këtë kompeticion”, ka thënë Enrico Lotito.
Italianët u renditën të dytët në grup, pas Atletico Madrid, dhe tashmë do të kenë përballë gjigantët gjermanë në turin me eliminim direkt.
“Ata janë ekspertë në këtë kompeticion, ne shpresojmë që të vazhdojmë të bëjmë mirë siç kemi bërë deri më tani. Gjithsesi do të provojmë të kualifikohemi ndaj Bayernit. Në kampionat nuk kemi bërë shumë mirë këtë vit, por kemi mundësinë që të ngjitemi në renditje”, ka përfunduar Lotito.