Categories: LajmeSportFutboll

Bayerni tremb Lazion, Lotito: Kundërshtari më i keq

“Kundërshtari më i keq i mundshëm”. Ka mërzi në kampin e Lazios pas shortit të Champions League, që vuri përballë bardhekaltërit me Bayernin e Mynihut në fazën e 1/8-ve të finales së turneut. Ka qenë  Enrico Lotito, drejtues dhe djali i presidentit të klubit Italian, që ka komentuar shortin, duke mos e fshehur mërzinë.

“Gjermanët janë një kundërshtar i vështirë, por e dimë që Champions league është e vështirë. Do të luftojmë deri në fund, për të thënë fjalën tonë në këtë kompeticion”, ka thënë Enrico Lotito.

Italianët u renditën të dytët në grup, pas Atletico Madrid, dhe tashmë do të kenë përballë gjigantët gjermanë në turin me eliminim direkt.

“Ata janë ekspertë në këtë kompeticion, ne shpresojmë që të vazhdojmë të bëjmë mirë siç kemi bërë deri më tani. Gjithsesi do të provojmë të kualifikohemi ndaj Bayernit. Në kampionat nuk kemi bërë shumë mirë këtë vit, por kemi mundësinë që të ngjitemi në renditje”, ka përfunduar Lotito.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

13 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

13 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

14 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

14 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

14 hours ago

This website uses cookies.