Baza ajrore në Kuçovë, Maqedonci: I jep Shqipërisë një tjetër karakter gjeostrategjik

Baza e Kuçovës i jep Shqipërisë një tjetër karakter gjeostrategjik, tha të hënën ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci.

Z. Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të bazës së re ajrore taktike në Kuçovë, të cilën e konsideroi një ngjarje historike.

Kjo bazë, që do të shërbejë si bazë ajrore taktike e operacionale, përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë.

Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit do të ngrejë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderne ajrore. Si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake do të jenë vetëm në funksion të paqes.

Përmes bazës ajrore të Kuçovës, situata e sigurisë në Ballkan tashmë do të shihet nga një prizëm tjetër, sigurisht më i konsoliduar se kurrë bashkëpunimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe fqinjëve tanë që duan stabilitetin,” reagoi ministri Maqedonci në rrjetin “Facebook”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.