BB 80 milionë euro kredi për mbetjet, përfitojnë mbi 138 mijë banorë

BB 80

BB 80

Banka Botërore ka miratuar projektin “Mjedisi i pastër dhe i qëndrueshëm për dete blu” për Shqipërinë, me vlerë prej 80 milionë dollarësh. Ai do të trajtojë ndotjet në zonën jugperëndimore të vendit.

Ky projekt synon zonën e mbetjeve nga Jugu i Vlorës në Gjirokastër si dhe lumin Vjosa, i fundit lumë me rrjedhje të lirë në Evropë, duke përmirësuar menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe reduktuar ndotjen e ujit.

Sipas Bankës Botërore, investimi do të përmirësojë menaxhimin e mbetjeve, nga grumbullimi në riciklim, në bashkitë e pellgut të lumit Vjosa. 
Vlerësohet se janë 138.800 banorë të bashkive Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj dhe Selenicë, që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga shërbime më të mira të menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe kanalizimeve të ujërave.

Banka bën të ditur se me një vëmendje të shtuar në ruajtjen e pasurive unike natyrore, trashëgimisë kulturore të zonës dhe potencialit turistik me vlerë të lartë, projekti i ri synon ta transformojë këtë rajon në një forcë lëvizëse për rritjen ekonomike lokale, rajonale dhe kombëtare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.