BB: Ballkani Perëndimor të integrohet, shoferët humbasin çdo vit rreth 26 mln orë në kufi

1833d4fc06d04424baa61e1bab87b303

1833d4fc06d04424baa61e1bab87b303

Banka Botërore e sheh integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor (BP) si një nga nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike, krijimit të vendeve të punës dhe prosperitetit.

Në ditët e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, Antonela Basani (o. Antonella Bassani) takoi liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerë të tjerë të mbledhur në kryeqytetin shqiptar.

Ekonomitë e vendeve të BP-së mund të materializojnë këtë shans nëse do të arrijnë të adresojnë çështjet që lidhen me barrierat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve dhe modernizimin e sistemeve të pagesave, theksoi znj. Basani në Samit.

Ballkani Perëndimor ka përpara një mundësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar një treg prej 450 milionë banorësh në Bashkimin Evropian (BE). Përvoja në mbarë botën, përfshirë Ballkanin Perëndimor, ka treguar se në mënyrë që firmat të rriten dhe arrijnë të përdorin ekonomitë e shkallës, është thelbësore që ato të hyjnë në tregjet ndërkombëtare,” tha znj. Basani.

Integrimi ekonomik ofron një rrugë të shpejtë për adoptimin e teknologjive të reja, në rrjedhën e ideve të reja dhe inovacioneve si dhe për kalimin drejt produktivitetit më të lartë që përbën themelin e rritjes ekonomike në ekonomitë me të ardhura të mesme,” shtoi ajo.

Aktualisht, shoferët e kamionëve humbasin çdo vit rreth 26 milionë orë – gati 3 mijë vite – gjatë kalimit në pikat kufitare në Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore të diskutuar gjatë takimeve të Procesit të Berlinit, reduktimi i kohës mesatare të pritjes në kufi me tre orë – që përbën diferencën midis kohës mesatare të pritjes në Ballkanin Perëndimor dhe vendeve të OECD-së – mund të rrisë deri në 3 për qind produktin e brendshëm bruto (PBB) në secilën prej gjashtë ekonomive të rajonit në periudhë afatmesme.

Anëtarësimi në BE do të sillte një rritje shtesë me 6 për qind të përfitimeve. Për më tepër, vendet fqinje të BE-së si Rumania, Hungaria dhe Bullgaria mund të përjetojnë rritje me rreth 0,2 për qind të përfitimeve si rezultat i rritjes së aktivitetit tregtar me Ballkanin Perëndimor.

Banka Botërore ka filluar të punojë tashmë me partnerët për të lehtësuar tregtinë dhe transportin në rajon përmes investimeve dhe reformave, Ajo po mbështet gjithashtu ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në procesin e përafrimit të sistemeve të tyre të pagesave me standardet e Bashkimit Europian dhe përmbushjes së kushteve për integrimin në Zonën e vetme të Pagesave në Euro (SEPA), gjë e cila do të lehtësonte dhe reduktonte kostot e remitancave.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, znj. Basani takoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.