BB: Ekonomia shqiptare rritet me 3,6% në 2023. Rrezik, PPP-të dhe katastrofat natyrore

414cb057e150443885742fa615f9a4ed

414cb057e150443885742fa615f9a4ed

Banka Botërore parashikon një rritje me 3,6% të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2023 dhe rënie të lehtë në dy vitet e ardhshme për shkak të kontekstit financiar global.

Në raportin “Rritje e dobët, rreziqe të larta” për rajonet e Europës dhe Azisë Qendrore, BB-ja tha se rendimenti i prodhimit të brendshëm bruto i Shqipërisë përcaktohet edhe nga rritja ekonomike e Europës, ndërsa efekt ka për të pasur edhe përfundimi i programeve për rimëkëmbjen nga tërmeti i nëntorit 2019.

Për 2024-ën dhe 2025-ën, Banka vlerëson që ekonomia shqiptare do të rritet me 3,2%.

Inflacioni do të shkojë në objektivin 3 për qind brenda vitit 2024. Nga ana e konsolidimit fiskal, qeveria do të priret drejt shpenzimit. Borxhi publik pritet të ulet lehtë në 63,1% të PBB-së dhe më shumë në periudhën afatmesme, për shkak të rritjes nominale më të lartë dhe prej uljes graduale të deficitit fiskal,” thuhet në raportin e Bankës për këtë vjeshtë.

Ekonomia shqiptare përballet edhe me disa rreziqe, megjithatë, që lidhen me katastrofat natyrore, partneritetet publik-privat dhe ndërmarrjet shtetërore, përveçse nga rreziqet fiskale që burojnë nga sektori energjetik me bazë ujore, që varet nga moti.

Për sa i përket rajonit, për këtë vit më mirë pritet të rezultojë ekonomia maliaziase me një rritje të ekonomisë 4,8%, Kosova (3,2%), Kroacia (2,7%), Serbia (2,0%) dhe më dobët Maqedonia e Veriut (1,8%).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.