BBC: Shefi i CIA-s në Serbi diskutoi më së shumti për Kosovën

Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në vendet e Ballkanit Perëndimor, vazhdon të jetë ende temë diskutimi.

Në të ashtuquajturën vizitë të paparalajmëruar,  68-vjeçari ka vizituar Sarajevën, Beogradin dhe Prishtinën dhe mediat vendase kanë raportuar pothuajse menjëherë.

BBC raporton se në takimet që pati në Serbi, shefi i CIA-s më së shumti u fol për Kosovën.

“Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, shkruan BBC.

Kosova ishte destinacioni i fundit i këtij turneu të Burns-it.

Në Prishtinë, më 22 gusht, ai u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Petrit Ajeti.

“Aleanca me SHBA-të është garancia për siguri, paqe dhe sukses,” shkroi Osmani në Facebook, duke shtuar se ishte kënaqësi të mirëpriste Burnsin në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti gjithashtu e falënderoi publikisht për mbështetjen e Kosovës, duke publikuar fotografi nga, siç e quajti ai, “takimi strategjikisht i rëndësishëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.