Lajme

BDI kërkon të mos preket Marrëveshja e Ohrit, mbështet zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se prekja e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut do të jetë e rrezikshme.

Kryeministri Mickoski tha se asgjë nuk ndodh nëse largohen dy-tri dispozita në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por ato janë ‘fuçi baruti’, po i preke. Po u hoq gjuha shqipe nga përdorimi në gjyqësor, prokurori apo në institucionet e larta të shtetit do të thotë se shqipja nuk do të ketë statusin e gjuhës zyrtare. Janë gjëra tepër të rrezikshme. Këtë shqetësim e ndava me nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, Bashkimin Evropian dhe SHBA-të.

Kreu i BDI-së tha se për çështjen e gjuhës dhe përfaqësimit etnik në Maqedoninë e Veriut duhet ta ngrenë zërin të gjithë.

Të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta ngrenë zërin që gjuha shqipe të mos rrezikohet dhe përfaqësimi etnik të mos cenohet. Kjo nuk është çështje partiake, u takon të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe shqiptarëve të Shqipërisë. Institucionet në Shqipëri i detyron Kushtetuta që të ngrenë zërin kundër padrejtësive që mund t’u shkaktohen bashkëkombësve të tyre në Maqedoninë e Veriut, Serbi apo Mal të Zi.

Duke iu përgjigjur deklaratës se kryeministrit maqedonas për zgjedhje të parakohshme, Ahmeti tha se kreu i qeverisë duhet ta mbajë fjalën.

T’i qëndrojë fjalës së dhënë. Ne si BDI, si Front Evropian e përshëndesim këtë deklaratë dhe presim që zgjedhjet e ardhshme lokale, që janë në tetor të vitit të ardhshëm, të jenë bashkë me ato të parakohshme parlamentare.

Duke mbyllur intervistën, kreu i BDI theksoi se Evropa do të jetë më e fortë duke integruar Ballkanin Perëndimor në hapësirën e saj.

Në qoftë se shteti do progres, ky moment duhet të ndodhë. Pra, të bëhen ndryshimet kushtetuese. Këtë e kërkon edhe rajoni, por edhe Evropa e Uashingtoni. Na duhet një Ballkan Perëndimor i qetë, pa probleme, tërësisht i pajtuar me fqinjët. /REL

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

16 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

16 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.