BE, 118 mld euro ndihmë për Ukrainën që prej fillimit të luftës
Bashkimi Evropian ka ofruar deri më tani 118 miliardë euro ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Mbështetja e unionit për Ukrainën u diskutua në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian, e cila filloi mandatin legjislativ 2024-2029 pas zgjedhjeve të mbajtura më 6-9 qershor.
Në fjalën e tij, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis theksoi Ukraina vazhdon të ketë nevojë për ndihmë urgjente ushtarake për t’u mbrojtur.
Duke theksuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, zyrtari paralajmëroi se ky dimër nuk do të jetë i lehtë për ta, sepse Rusia po sulmon burimet energjetike dhe infrastrukturën.
Ai deklaroi se shuma totale e ndihmës së dhënë Ukrainës nga BE dhe shtetet e saj anëtare deri më sot ka arritur rreth 118 miliardë euro, ndërsa vuri në dukje se 43.5 miliardë euro nga kjo shumë janë ndihmë ushtarake.
Dombrovskis tha se BE synon të trajnojë 15 mijë ushtarë të tjerë ukrainas deri në fund të dimrit. Më tej ai theksoi se numri i ushtarëve ukrainas të trajnuar në territorin e saj do të rritet në 75,000 në total.