BE anulon masat kufizuese kundër eksporteve bujqësore të Ukrainës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për të anuluar masat kufizuese kundër eksporteve bujqësore të Ukrainës të premten.
“Masat kufizuese kundër eksporteve tona bujqësore nga Bashkimi Evropian janë anuluar”, tha Zelensky.
“Tani, është e rëndësishme që uniteti evropian të funksionojë në një nivel dypalësh – me fqinjët”, tha ai.
Komisioni Evropian bwri tw ditur në një deklaratë pwr mediat se Ukraina ka rënë dakord të prezantojë çdo masë ligjore (përfshirë edhe sistemin e licencimit të eksporteve) brenda 30 ditëve për të shmangur rritjet e grurit.
Deri atëherë, Ukraina duhet të vendosë masa efektive të kontrollit të eksportit për të “parandaluar çdo shtrembërim të tregut në shtetet anëtare fqinje”.
Kyiv duhet të paraqesë “një plan veprimi” në Platformën e Koordinimit të Komisionit Evropian jo më vonë se 18 shtatori, sipas komisionit.
“Komisioni Evropian do të përmbahet nga vendosja e ndonjë kufizimi për sa kohë që masat efektive nga Ukraina janë në fuqi dhe funksionojnë plotësisht”, thuhet në deklaratë, transmeton CNN.
Më 2 maj, BE-ja miratoi një masë të përkohshme që ndaloi grurin, misrin dhe farat e lulediellit me origjinë nga Ukraina të eksportoheshin në Bullgari, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki, pasi këto vende ngritën shqetësime për fermerët vendas që u nënvlerësuan nga ukrainasit e lirë.