Categories: LajmeRajoni

BE dhe SHBA : Serbia të trajtojë shqetësimet mbi zgjedhjet. Erdogan dhe Aliyev urojnë Vuçiq

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan Serbisë të adresojë shqetësimet në lidhje me procesin e saj zgjedhor pasi vëzhguesit e pavarur gjetën parregullsi shqetësuese, përfshirë blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme të së dielës.

Ne konkludojmë me shqetësim se procesi zgjedhor kërkon përmirësim të prekshëm dhe reforma të mëtejshme, pasi funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të pranimit të Serbisë në BE“, thanë komisionerët e BE Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi në një deklaratë të përbashkët.

Ndërsa Presidenti turk Tayip Erdogan dhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev kanë uruar presidentin serb Aleksandër Vuçiq mbi fitoren.

Rezultatet e votimit pasqyrojnë qartë vlerësimin dhe mbështetjen e lartë të popullit tuaj për politikën që zbatoni për zhvillimin dhe prosperitetin e Serbisë, si dhe besimin e madh tek ju. Marrëdhëniet tona me Serbinë, një vend mik dhe një partner i besueshëm, janë të një rëndësie të veçantë për ne. Ne jemi shumë të kënaqur me nivelin aktual të marrëdhënieve tona ndërshtetërore të bazuara në besimin dhe mbështetjen e ndërsjellë dhe bashkëpunimin efektiv në fusha të ndryshme, i cili po zgjerohet dita-ditës. Dialogu aktiv politik mes nesh luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta”, thanë ata.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

9 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

9 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

9 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

9 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

9 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

9 hours ago

This website uses cookies.