BE gjobit TokTok-un për shkeljen e privatësisë së fëmijëveTikTok po përballet …
BE gjobit TokTok-un për shkeljen e privatësisë së fëmijëve
TikTok po përballet me një gjobë në Bashkimin Evropian që arrin në miliona dollarë për një shkelje të privatësisë së fëmijëve, njofton ATSH.
Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave ka nxjerrë një vendim përfundimtar mbi trajtimin e të dhënave të fëmijëve nga platforma kineze e ndarjes së videove.
Pas kundërshtimeve ligjore të TikTok ndaj një vendimi të mëparshëm në Irlandë, ku ndodhet selia evropiane e kompanisë, rregullatori ka marrë një “vendim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.
Vendimi rrjedh nga një hetim i nisur në vitin 2021 nga komisioneri i mbrojtjes së të dhënave të Irlandës dhe vlerësoi pajtueshmërinë e TikTok me rregulloret e BE-së për mbrojtjen e të dhënave dhe praktikat e tij në lidhje me të dhënat e personave të moshës 13 dhe 17 vjeç.
Në përputhje me Ligjin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së, platformat kryesore në internet duke përfshirë TikTok, Google dhe Facebook do të jenë të detyruara të monitorojnë dhe heqin përmbajtjen e paligjshme nga platformat e tyre, të ndalojnë metoda specifike reklamimi dhe të bashkëpunojnë me autoritetet duke shkëmbyer të dhëna.
Më parë, rregullatori i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar gjobiti TikTok me mbi 16 milion dollarë për shkak të trajtimit të paautorizuar të platformës me 1.4 milion të dhëna të fëmijëve nën moshën 13 vjeç që kishin përdorur platformën pa marrë pëlqimin e prindërve.