Lajme

BE godet gjigandët amerikanë të teknologjisë: Apple e Meta gjobiten me 700 milionë €

Bashkimi Evropian ka vendosur të godasë dy nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë, duke vendosur sanksionet e para nën Aktin e ri të Tregjeve Dixhitale.

Apple u gjobit me 500 milionë euro, ndërsa Meta, kompania që përmbledh Facebook, Instagram dhe WhatsApp, u gjobit me 200 milionë euro, për shkelje të rregullave që synojnë të frenojnë abuzimin me pozitat dominuese në tregun dixhital.

Këto janë penalizimet e para që rrjedhin nga legjislacioni i ri i BE-së, i cili hyri në fuqi për të garantuar konkurrencë më të ndershme në një treg të dominuar nga pak korporata teknologjike.

 Komisioni Evropian, që shërben si krahu ekzekutiv i BE-së, tha se hetimet njëvjeçare zbuluan praktika të Apple dhe Meta që pengojnë konkurrencën dhe dëmtojnë interesat e konsumatorëve evropianë.

Ndër të tjera, Apple akuzohet se ka kufizuar zhvilluesit në mënyrën se si promovojnë shërbimet e tyre jashtë App Store, ndërsa Meta për praktika që lidhen me të dhënat personale të përdoruesve dhe modelet e reklamimit.

Vendimi i BE mund të nxisë një reagim nga Uashingtoni. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA mund të vendosë tarifa tregtare ndaj vendeve të BE-së, të cilat sipas tij, “sulmojnë në mënyrë të padrejtë kompanitë amerikane”.

 Ai e ka cilësuar këtë si një përpjekje të Evropës për të përfituar ekonomikisht nga fuqia dhe suksesi i teknologjisë amerikane.

Blerti Delija

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

22 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

22 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

22 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

22 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

23 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

24 hours ago