BE harton ligje për sigurinë e përdoruesve të TikTok, Instagram dhe platformave të tjera online
Disa nga organizatat më të mëdha teknologjike dhe motorët e kërkimit, tani duhet të përshtaten me rregullat e reja të BE-së të hartuara për të mbrojtur përdoruesit.
Sipas Ligjit të BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA), shkelësit e rregullave mund të përballen me gjoba të mëdha.
Nëntëmbëdhjetë platforma të mëdha, të tilla si Facebook apo TikTok, do të përballen më rregullat më të forta, në të cilat do të përfshihet mbrojtja e fëmijëve si edhe ndalimi i ndikimeve zgjedhore. Shumë nga këto ligje do të prekin edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Britani.
Të gjitha platformat online duhet të zbatojnë ligjet ose në të kundërt mund ta gjobiten me 6% të fitimeve ose me shumë mundësi pezullimin total të platformave.
Sa i përket platformave shumë të mëdha dhe motorëve të kërkimit, ka disa kërkesa shtesë. Ato duhet të analizojnë rreziqet potenciale që mund të shkaktojnë, t’i raportojnë dhe të marrin masa se si duhet t’i ndalojnë. Dhe këto rreziqe kanë të bëjnë me përmbajtjen ilegale, të drejtën e lirisë dhe shprehjes në rrjetet sociale, siguria publike dhe ndikimi në proceset zgjedhore, dhuna ndaj gjinisë, shëndetit publik etj. Sa i përket reklamave ku targeti janë fëmijët, nuk do të lejohen.