BE hedh poshtë akuzat për nxitje protestash

Pieter Stano

Pieter Stano

Zëdhënës i Bashkimit Evropian Pieter Stano ka hedhur poshtë akuzat e politikanëve në Serbi, të cilët kanë akuzuar Perëndimin se qëndron prapa protestave në Beograd. 

“Ne i hedhim poshtë këto akuza, të cilat janë pa asnjë bazë. Janë krejtësisht akuza false dhe janë të nxitura nga propaganda ruse me qëllim për të penguar rrugën  e Serbisë drejt BE-së” tha Stano, duke i bërë thirrje Serbisë ta shmangë retorikën e nxitur nga Rusia kundër Bashkimit Evropian.

“BE-ja ka qenë shumë e qartë, mbajtja e lidhjeve me Rusinë në kohën e luftës dhe agresionit së saj ndaj Ukrainës nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE. Blloku dëshiron të llogarisë të gjitha vendet kandidate si partnere të besueshme në mbrojtjen e parimeve të përbashkëta si vlerat, siguria dhe prosperiteti”,

Serbia është përfshirë nga protestat pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, pasi opozita  akuzon Partinë Progresive Serbe në pushtet për vjedhje votash dhe parregullsi në zgjedhje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.