BE hedh poshtë propozimin e Kurtit për dialogun me Serbinë dhe integrimin në BE

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë hedhur poshtë propozimin e kryeministrit Albin Kurti që të ndahet procesi i integrimeve evropiane nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Brukseli ka përsëritur apelin se pa përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve s’ka përparim në procesin e integrimeve.
“Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë në shumë raste, por edhe në dokumente ligjore se rruga e Kosovës dhe e Serbisë në BE kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Me fjalë të tjera, mos përparim në dialog do të thotë asnjë përparim në procesin e anëtarësimit në BE”, u shpreh zëdhënësi i Bashkimit Evropoan Peter Stano.
Në fillim të kësaj, Kurti propozi që procesi i integrimeve për Kosovës të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Nga ana tjetër, zyrtarët e BE-së nuk mendojnë kështu. Ata kanë bërë të ditur se nuk ka gjasa të jetësohet ky propozim pasi thelbi i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian lidhet pikërisht me zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët.