BE i kërkon AliExpress detaje mbi masat kundër produkteve të paligjshme
Bashkimi Evropian njoftoi këtë të hënë nisjen e një hetimi ndaj gjigandit kinez të tregtisë online Ali Expres, që zotërohet nga kompania Alibaba, duke kërkuar më shumë detaje për masat që ai ka marrë për mbrojtjen e konsumatorëve nga produkte e jashtëligjshme, përfshi medikamentet e rreme.
Komisioni evropian bëri të ditur se i ka dërguar Ali Express një letër zyrtare ku i kërkon informacione. Ky hap ndërmerret nën Aktin e ri evropian të shërbimeve digjitale, që synon luftën kundër shpërndarjes online të mallrave dhe përmbajtjeve të jashtëligjshme.
Akti evropian për shërbimet digjitale hyri në fuqi në datën 19 gusht dhe ai shërben për platformë shumë të mëdha siç janë Ali Express, facebook apo edhe instagram që përdoren nga më shumë se 45 milionë shtetas evropiane në muaj.
BE ndërkohë ka filluar hetime për kompaninë meta, si platformat tik tok dhe x (ish twitter), duke iu kërkuar më shumë detaje për mënyrën se si kanë vepruar kundër shpërndarjes së informacioneve të pavërteta.
Këto platformë mund të përballen me gjoba që mund të shkojnë deri në gjashtë për qind të xhiros së tyre botërore nëse vërtetohet se kanë shkelur aktin evropian për shërbimet digjitale.