BE i kërkon Serbisë të hetojnë parregullsitë në zgjedhje

Serbise 19

Serbise 19

Bashkimi Europian iu kërkoi të martën autoriteteve serbe që të hetojnë me transparence raportimet e besueshme për parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetorit. 

Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, kryediplomati europian Josep Borrel dhe komisionier për zgjerim Oliver Varhelyi, theksuan se process zgjeror në Serbi ka nevojë për përmirësime të mëtjeshme dhe reformim pasi funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të atij vendi janë thelbi i procesit të anëtarësimit të tij europian.
 
“Presim që raportimet e besueshme për parregullsi të adresohen në një mënyrë transparente nga autoritetet përkatëse kombëtare. Këtu përfshihen edhe pretendimet që kanë lidhje me zgjedhjet vendore në Beograd dhe bashki të tjera”, theksuan dy zyrtarët e lartë europianë në deklaratën e tyre. Ata gjithashtu i kërkuan udhëheqjes politike serbe që të sigurojë një dialog konstruktiv dhe prfshirës me të gjithë spektrin politik. 
Partia progresiste serbe e presidentit Aleksandar Vuçiç ka shpallur fitore si në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ashtu edhe në ato vendore që u mbajtën të dielën e shkuar në disa qytete dhe komuna. Megjithatë, parti të koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” kanë kërkuar anulimin e zgjedhjeve locale në Beorgad, duke argumentuar se për shkak të një sërë parregullsish, rezultatet zgjedhore nuk pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve të kryeqytetit të vendit. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.