Categories: LajmePolitikëRajoni

BE-ja e rrit përkushtimin për zgjerim në prag të samitit në Granadë të Spanjës

Bashkimi Evropian (BE) pritet ta rrisë përkushtimin për zgjerimin e bllokut gjatë samitit të kësaj jave në Granada të Spanjës, sipas një drafti të bllokut.

BE-ja do t’i zhvillojë dy samite në Granada më 5 dhe 6 tetor, ku liderët evropianë do të bisedojnë për të ardhmen e kontinentit.

Së pari, do të zhvillohet samiti i më shumë se 40 vendeve në kuadër të Bashkësisë Politike Evropiane, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas, do të zhvillohet edhe samiti joformal i vendeve anëtare të BE-së. Samiti do ta ketë edhe të ashtuquajturën “Deklarata e Granadës” të cilën pritet ta miratojnë liderët e BE-së, draftin e së cilës e ka siguruar Radio Evropa e lirë.

Liderët e BE-së do të theksojnë se zgjerimi “është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në kontinent; është proces i cili do ta zvogëlojë pabarazinë mes vendeve dhe do t’i forcojë vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”.

“Duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati. Vendet aspiruese duhet ta përshpejtojnë punën e tyre në reforma, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me qasjen e zgjerimit sipas parimit të meritave individuale dhe me asistencë të BE-së. Paralelisht, unionit i duhet të vendosë themelet për t’u bërë gati për zgjerim. Ne do t’i paraqesim ambiciet tona afatgjate dhe mënyrën se si t’i arrijmë ato”, thuhet në draftin e Deklaratës që liderët e vendeve të BE-së pritet ta miratojnë në Granada. Si pjesë e nisjes së përgatitjeve të BE-së për zgjerim, liderët pritet të diskutojnë edhe për reformat e brendshme të bllokut, në mënyrë që një BE e zgjeruar, kur të ketë më shumë se 30 vende anëtare, ta ketë më të lehtë, e jo më të vështirë, miratimin e vendimeve.

Ata do të flasin edhe për idetë që në disa fusha vendet nga procesi i zgjerimit të integrohen pa pasur nevojë ta presin anëtarësimin formal në BE.

Samiti në Granada do të jetë i karakterit joformal, ndërsa vendime konkrete rreth procesit të zgjerimit priten në samitin formal të BE-së në muajin dhjetor.

Zgjerimi i fundit i BE-së ka ndodhur me 1 korrik të vitit 2013 kur Kroacia ishte bërë vendi më i ri anëtarë. Prej atëherë nuk ka pasur zgjerim ndërsa Britania e Madhe është larguar nga BE-ja duke e lënë atë përsëri me 27 vende anëtare./ REL

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fituesi i një maratone në Tajlandë vrapoi me… sandale!

Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…

7 hours ago

Shpikës të shkëlqyer që u vranë nga krijimet e tyre

Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…

8 hours ago

E mbijetuara e sulmit të Hamas, u përzgjodh të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion 2025

Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…

8 hours ago

Vitet kontributive para ’94, Manjani: Do njihen pa pengesa a shpenzime për përfituesit

Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…

8 hours ago

Situata gripale në vend, Brataj: Po rriten rastet, ja simptomat kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…

8 hours ago

Mot i ashpër në zonat malore – Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth- Ndërlysaj

 I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…

9 hours ago

This website uses cookies.