Categories: BotaLajme

BE-ja i kërkon Izraelit të zhbëjë vendimin për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Komitetit për planifikim të lartë të Izraelit që planifikon të ndërtojë edhe 3.426 shtëpi në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke zgjeruar edhe më tej “vendbanimet ilegale” në këtë territor, njofton REL.

Përmes një deklarate blloku evropian i bëri thirrje Izraelit që të zhbëjë këtë vendim.

“BE-ja përsërit se vendbanimet janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbëjnë pengesë për paqe pasi ato kërcënojnë zgjidhjen me dy shtete”, u tha në deklaratë ku u shtua se vendimi për ndërtimin e vendbanimeve të reja është në kundërshtim me përpjekjet për të ulur tensionet.

“Qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar: ne nuk do të njohim asnjë ndryshim në kufijtë para vitit 1967, përfshirë ndryshimet lidhur me Jerusalemin”, u tha në njoftim.

Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, muajin e kaluar ishte zotuar se do të zgjeroheshin vendbanimet në përgjigje të një sulmuesi të armatosur palestinez që vrau një civil izraelit dhe plagosi disa të tjerë në Bregun Perëndimor.

Ky vendim i autoriteteve izraelite vjen në kohën kur Izraeli po vazhdon luftën kundër Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – në Gazë.

Mbikëqyrësi i vendbanimeve izraelite, Peace Now, tha se 3.426 shtëpi janë planifikuar që të ndërtohen në Male Adumim dhe Keder në lindje të Jerusalemit dhe në Efrat, në jug të qytetit.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës gjatë luftës arabo-izraelite më 1967 dhe vendbanimet në territoret palestineze konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Pavarësisht kundërshtimeve nga jashtë, në dekadat e fundit Izraeli ka ndërtuar vendbanime për kolonët izraelitë përgjatë Bregut Perëndimor.

Në Bregun Perëndimor në këto vendbanime jetojnë mbi 490.000 izraelitë. Në këtë territor po ashtu jetojnë afër 3 milionë palestinezë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

14 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

15 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

15 hours ago

Ndotja lumenjve vjen në bregdet – Aksion për pastrimin e zonës së Vilunit në Velipojë

Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…

15 hours ago

Festa në pedonale e “Don Boskos” – Dom Arben Gila: Në fokus edukimi i të rinjve

Prej  vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…

15 hours ago

E  diela në kala – “Rozafa”, vazhdon të presë vizitorë nga e gjithë bota

Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…

15 hours ago

This website uses cookies.