Categories: LajmePolitikë

BE jep “dritën jeshile” për Planin e Rritjes së Ballkanit, Rama: Vrull i ri për procesin e zgjerimit dhe përthithjen e financimeve

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Europës për të miratuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon.

Rama e cilëson këtë si një moment historik që do të shërbejë jo vetëm si një nxitës për procesin e zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit, por edhe një si një burim të mirë të përthithjes së investimeve të BE sipas performancës së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Unë mirëpres miratimin sot nga Këshilli Evropian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe entuziastë. Plani i Rritjes injekton një vrull të ri në procesin e zgjerimit , me një theks të veçantë në fusha thelbësore si sundimi i ligjit, transparenca dhe reformat. Për më tepër, ai prezanton burime të reja financiare për vendet e Ballkani Perënidmor, në varësi të performancës së tyre përkatëse.”, shkruan Rama në platformën X.

Plani i rritjes fokusohen në thellimin e reformave në forcimin e sundimit të ligjit, ku sipas Ramës Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për të ecur deri në pikët ku  ndodhet sot “para derës së BE”.

“Thjesht fantastike të shohësh të gjitha këto që po ndodhin pasi ke qenë duke u përpjekur për të që disa kohë! Falë të gjithë të përfshirëve, Shqipëria ka paraqitur një axhendë reformash jashtëzakonisht ambicioze që do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme. Kjo axhendë synon ta afrojë vendin me të ardhmen e parashikuar si pjesë përbërëse e familjes evropiane. Unë i pres me padurim diskutimet në Samitin e ardhshëm në mes të majit në Malin e Zi”, shkruan Rama.

Plani i Rritjes do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

19 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

19 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

19 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

20 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

20 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

20 hours ago

This website uses cookies.