be fl
Shqipëria ka ndërmarrë veprime për të adresuar shumicën e rekomandimeve të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave brenda zonës Shengen.
Komisioni Europian ka përfunduar kështu për performancën e vendit brenda një raporti të monitorimit të këtij procesi për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato që përfitojnë nga ky sistem.
Ndërsa konstaton se Shqipëria ka mbajtur në kontroll kalimet nga vendet jashtë BE-së që kërkojnë azil duke u futur përmes rrugës ballkanike, Komisioni veçon si efektiv operimin me kërkesat, prej të cilave bie sy rënia e refuzimeve të hyrjes për shtetasit shqiptarë në Shtetet Anëtare të BE-së me 18.5%.
Nga ana tjetër, është rritur numri i vendimeve të kthimit për shtetasit shqiptarë që kishin hyrë më parë.
Komisioni Europian ka vlerësuar përparimin, përfshirë edhe ngrirjen e procedurës së përgatitjes për të ashtuquajtura pasaporta të arta, ndërkohë që kërkon përafrim të mëtejshëm të politikës së vizave të Shqipërisë me listën e vendeve të kërkuara për viza të BE-së, veçanërisht në lidhje me vendet që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe sigurie për BE-në.
Kërkesa e bërë jo vetëm për Shqipërinë, ka ndezur diskutimet nëse vendet e Ballkanit dhe ato që përfitojnë nga liberalizimi i vizave, do të vendosin regjim vizash me vende jashtë BE-së.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.