BE mbështet planin e SHBA për paqe të qëndrueshme në Gaza

BE mbështet planin e SHBA për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza. Diplomati i politikës së Jashtme të BE, Xhosef Borrell (Josep) tha se Bashkimi Evropian jep mbështetjen e tij të plotë për udhërrëfyesin gjithëpërfshirës të paraqitur nga Presidenti Biden, që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve dhe një rritje të ndihmës humanitare për Gazën.

“BE vlerëson përpjekjet e vendosura të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e negociatave për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e Izraelit, për të cilën BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar. Janë humbur shumë jetë civilësh. Nevojitet urgjentisht një armëpushim i qëndrueshëm, për të siguruar mbrojtjen e civilëve, lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të të gjithë pengjeve, siguria dhe mirëqenia e të cilëve është shqetësuese, dhe për të rritur rrjedhën e ndihmave humanitare shumë të nevojshme në Gaza në funksion të krizës humanitare në thellim. . Paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme janë në interes të të dy popujve, të rajonit në tërësi, si dhe globalisht” u shpreh Borrell.

Diplomati evropian tha se BE kërkon nga Izraeli dhe Hamasi të pranojnë propozimin që do të shtrihet në 3 faza dhe do të “kontribuojë në ringjalljen e një procesi politik për një paqe të qëndrueshme bazuar në zgjidhjen e dy shteteve dhe të mbështesë një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës”.

Deri tani Hamasi dhe Izraeli kanë dhënë sinjale pozitive për pranimin e planit të propozuar nga SHBA, por ende nuk kanë thënë fjalën përfundimtare. Më shumë se 36,000 palestinezë kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në 8 muaj luftime, ndërsa ofensiva e Izraelit në Gaza ka ndërprerë futjen e ushqimeve dhe ilaçeve tek palestinezët, të cilët po përballen me uri të tejskajshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.