BE mbështet planin e SHBA për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza. Diplomati i politikës së Jashtme të BE, Xhosef Borrell (Josep) tha se Bashkimi Evropian jep mbështetjen e tij të plotë për udhërrëfyesin gjithëpërfshirës të paraqitur nga Presidenti Biden, që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve dhe një rritje të ndihmës humanitare për Gazën.
“BE vlerëson përpjekjet e vendosura të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e negociatave për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e Izraelit, për të cilën BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar. Janë humbur shumë jetë civilësh. Nevojitet urgjentisht një armëpushim i qëndrueshëm, për të siguruar mbrojtjen e civilëve, lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të të gjithë pengjeve, siguria dhe mirëqenia e të cilëve është shqetësuese, dhe për të rritur rrjedhën e ndihmave humanitare shumë të nevojshme në Gaza në funksion të krizës humanitare në thellim. . Paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme janë në interes të të dy popujve, të rajonit në tërësi, si dhe globalisht” u shpreh Borrell.
Diplomati evropian tha se BE kërkon nga Izraeli dhe Hamasi të pranojnë propozimin që do të shtrihet në 3 faza dhe do të “kontribuojë në ringjalljen e një procesi politik për një paqe të qëndrueshme bazuar në zgjidhjen e dy shteteve dhe të mbështesë një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës”.
Deri tani Hamasi dhe Izraeli kanë dhënë sinjale pozitive për pranimin e planit të propozuar nga SHBA, por ende nuk kanë thënë fjalën përfundimtare. Më shumë se 36,000 palestinezë kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në 8 muaj luftime, ndërsa ofensiva e Izraelit në Gaza ka ndërprerë futjen e ushqimeve dhe ilaçeve tek palestinezët, të cilët po përballen me uri të tejskajshme.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.