Categories: LajmePolitikë

BE me 35 vende-Hartohet dokumenti për ndryshimet ligjore

Pak muaj para përfundimit të mandatit, eurodeputetët pritet të miratojnë një dokument për funksionimin e BE-së i planifikuar të kalojë në seancë plenare në fund të shkurtit.

Eurodeputetët, së pari në komisionet e kushtetueshmërisë dhe çështjeve të jashtme i kanë bërë thirrje ekzekutivit dhe udhëheqjes politike europiane të veprojë për zgjerimin duke ndryshuar legjislacionin.

“Bëjeni vendimmarrjen më efektive duke u larguar nga unanimiteti, përmes mekanizmave ekzistues dhe të ardhshëm të Traktatit”

Në mes të një debati të mprehtë europian për përdorimin e vetos nga udhëheqës autokratë, për zgjerimin dhe Shqipërinë, veto e pashpallur e Greqisë është rasti i fundit që nervozoi instancat europiane.

Dekompozimi i mekanizmit të vetos nga përdorime të pamotivuara e interesa vendore është përkthyer në kërkesë nga legjislativi europian në dokumentin e fundit, në kushtet kur ndryshimi i traktatit Europian kërkon po ashtu unanimitet.

”Përcaktoni udhërrëfyes dhe afate të ndërmjetme kohore për çdo vend aderues. Proceset për përgatitjen e zgjerimit duhet të zhvillohen paralelisht si në BE ashtu edhe në vendet anëtare” u shpreh Petras Auštrevičius, anëtar i Parlamentit Evropian.

Një BE e zgjeruar, me 35 ose më shumë Shtete Anëtare, nuk mund të funksionojë me rregullat aktuale të krijuara për 27. Nëse duam të jemi serioz në lidhje me zgjerimin, duhet të pranojmë se nevojiten reforma evropiane dhe se zgjidhjet kreative, pasi integrimi i diferencuar duhet të jetë pjesë të arkitekturës institucionale të BE-së”, u shpreh deputeti i parlamentit Europian, Pedro Silva Pereira.

Për të arritur një ndryshim në traktat, eurodeputët sugjerojnë përdorimin e mekanizmave të fleksibilitetit, të tilla si klauzola kalimtare. Sipas tyre, reformat institucionale të parazgjerimit duhet gjithashtu të trajtojnë implikimet e zgjerimit në përbërjen e Parlamentit, të Këshillit Europian, llogaritjen e pragjeve të votimit të shumicës së cilësuar.

Eurodeputetët sugjerojnë t’u jepet vendeve kandidate një status vëzhguesi në organet dhe institucionet përkatëse të BE-së, përfshirë Parlamentin Evropian, fillimisht në bazë të marrëveshjeve të përkohshme, si dhe krijimin e një posti të veçantë të një Komisioneri për Zgjerimin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

12 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

12 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

12 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

12 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

12 hours ago

U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas

Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…

13 hours ago

This website uses cookies.