fd03cf711dc747c1800d950abe570156
Bashkimi Evropian (BE) ka nisur zyrtarisht të mërkurën një program mbështetës multisektorial për Etiopinë me vlerë 650 milionë euro, shkruan Agjensia Etiopiane e Lajmeve.
Komisionerja e BE-së për Partneritetin Ndërkombëtar, Juta Urpilainen ( Jutta Urpilainen) dhe Ministri i Financave i Etiopisë, Ahmed Shid ( Ahmed Shide) nënshkruan kornizën e mbështetjes në prani të ambasadorëve nga anëtarët e BE-së me qendër në Addis Abeba.
Programi do të zbatohet në Etiopi nga viti 2024 deri në vitin 2027.
Gjatë këtij rasti, Komisioneri tha se nisja e programit tregon përkushtimin e BE-së për të mbështetur Etiopinë ashtu siç po kryhet pas marrëveshjes së paqes.
Komisionerja e BE-së për Partneritetin Ndërkombëtar, Jutta Urpilainen ndodhet në Addis Abeba për një vizitë zyrtare pune në Etiopi.
Gjatë diskutimit të saj me ministrin e financave Ahmed Shid komisioneri tha se Etiopia është një partner strategjik për Bashkimin Evropian.
( Sipas ENA )
Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…
Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…
Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…
Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…
This website uses cookies.