Bashkimi Europian është ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Shqipërinë. Ndërsa deklaron këtë fakt, shërbimi i publikimeve të Unionit kujton se vetëm në vitet 2021-2024 Shqipëria ka përfituar mbi 500 milionë euro ndihmë financiare dhe teknike në kuadër të IPA III.
Publikimi i përditësuar i fillimit të dhjetorit tregon se ndihma në formë granti i pakthyeshëm i takon Paketës së mbështetjes për energjinë dhe saktësisht 80 milionë euro. Mbi 30 milionë euro kanë qenë mbështetje për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimin e ekonomisë qarkulluese, gjithëpërfshirëse dhe gjinore si dhe rritjes së gjelbër të qëndrueshme në Shqipëri.
Brenda të njëjtës mbështetje Bashkimi Europian saktëson fondin prej 115 milionë euro për rehabilitimin, ndërtimin e shkollave dhe objekteve kulturore pas tërmetit të 2019-s. Ndërkohë Plani Ekonomik i Investimeve për Ballkanin Perëndimor identifikon 10 investime kryesore në transportin e qëndrueshëm, energjinë e pastër, mjedisin, klimën, të ardhmen dixhitale, kapitalin njerëzor dhe sektorin privat. Qëllimi ishte mbështetja e tranzicionit të gjelbër dixhital si dhe sjellja e rajonit më pranë tregut të përbashkët të BE-së.
Trajneri i Ajaxit, Francesco Farioli ka folur në një konferencë për shtyp në prag të…
Që nga rënia e regjimit të Asadit dhe marrja e Damaskut nga rebelët xhihadistë, ne…
Teksa Siria ka filluar përpjekjet të riformësohet pas rënies së diktatorit prej shumë kohësh Bashar…
Papa Françesku ka deklaruar se shpreson se mund të arrihet një “zgjidhje politike” në Siri…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me grupet e punës së PD…
Fushata e ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore u mbyll me promovimin e…
This website uses cookies.