BE-OSBE mbështesin planin strategjik 2025-2030 të Kuvendit. Spiropali: Rrit transparencën

Kuvendit. Spiropali

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një takim konsultativ mbi draftin e Planit të Ri Strategjik 2025-2030, me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, OSBE-së dhe partnerët e tjerë strategjikë. Gjatë takimit, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, theksoi rëndësinë e këtij plani në forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e transparencës.

Spiropali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga partnerët ndërkombëtarë dhe theksoi se plani ka si objektiv modernizimin dhe digjitalizimin e Kuvendit, për të siguruar një mbikëqyrje më efektive të veprimtarisë së qeverisë dhe institucioneve të pavarura. Ajo shtoi se përpjekjet e Kuvendit do të përqendrohen në rritjen e kontributit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Kuvendi si tempulli i demokracisë është jo vetëm një arenë ku debatohen dhe miratohen ligje, por edhe një hapësirë ku marrin formë aspiratat e qytetarëve. Çdo hap që hedhim duhet të jemi më transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Plani i ri strategjik do të fokusohet në rritjen e kontributit të Kuvendit në anëtarësimin në BE, kontrollin parlamentar dhe monitorimin e veprimtarisë së qeverisë dhe institucioneve të pavarura. Do të angazhohemi të sigurojmë një mbikëqyrje të gjithanshme dhe efektive të qeverisjes dhe do të thellojmë transparencën dhe aksesin e publikut. Fokusi ynë do jetë digjitalizimi, ku sot qytetarët kanë akses më të gjerë në veprimtarinë parlamentare duke u angazhuar në proceset vendimmarrëse dhe informuar mbi punën në Kuvend dhe komisionet parlamentare duke forcuar lidhjen mes qytetarit dhe institucionit të Kuvendit.  Vizioni ynë së pari synon anëtarësimin e vendit në BE brenda kësaj dekade. Kjo është një aspiratë kombëtare, Shqipëria nuk po pret të jetë gati, por po vepron sot me reforma dhe përkushtim. Anëtarësimi në BE brenda 2030 është një objektiv ambicioz por i realizueshëm. 2025-2030 është pjesë e masave tona për arritjen e këtij objektivi, dhe kuvendi duhet të ngrihet në lartësinë që paraqet kjo sfidë. Plani strategjik do të miratohet nga kjo legjislaturë me qëllim zbatimin e tij nga legjislatura e ardhshme. Mjaft nga arritje t e deri tanishme janë fryt i bashkëpunimin e partnerët ku shkëmbejmë eksperiencat më të mira”, tha Spiropali.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se procesi i anëtarësimit në BE duhet të perceptohet si një përpjekje e përbashkët për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe funksionale. Ai nënvizoi nevojën për të pasur komisione që mbështeten në të dhëna dhe fakte konkrete.

“Për ne është i rëndësishëm Kuvendi si institucion sidomos për rrugëtimin drejt BE-së. Kam pasur privilegjin për të folur me komisioneren e zgjerimit dhe ajo tha se procesi është një fazë që është e përfshirë e gjithë shoqëria dhe besoj se nuk ka institucion më të saktë për ta bërë këtë punë se Kuvendi. Ju duhet të përforconi akoma më shumë këtë punë dhe normalisht që ne e mbështetim. Ndërkohë që afatet kohe janë ambicioze ne e mbështetim pasi e shtyn procesin të ecë përpara, në të njëjtën kohë edhe përgjegjësia është më e madhe. Çfarëdolloj gjëje që përshpejton procesin e integrimit është e mirë, por jo në dëm të kontributit të shoqërisë civile. Ju përmendet planin e veprimit, dhe për ne partnerët është me rëndësi se si dhe ku mund të ndihmojmë për t’ju dhënë asistencën e duhur. Duhet të ulemi që të jemi më teknik në mënyrë që të kemi dhe një grup pune që të trajtojmë të gjitha këto aspekte që ju keni përmendur”, tha Gonzato.

Mbështetje dhe bashkëpunim në kuadër të këtij plani strategjik shprehu edhe BE dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, konfirmoi angazhimin e organizatës për mbështetje teknologjike dhe për forcimin e mekanizmave konsultativë që do të rrisin transparencën dhe efikasitetin e Kuvendit.

“Ne do të përfshihemi në planin strategjik 2025-2030, prezenca e OSBE është e përkushtuar për t’ju mbështetur në teknologjitë e reja dhe konsolidimin e mekanizimeve të reja parlamentare që do të lehtësojnë funksionet e mbikëqyrjes dhe zhvillimin e teknologjisë dhe sistemeve të ndryshme për të patur një digjitalizim të plotë deri në 2028. Modernizmi i aplikacioneve dhe teknologjisë do të fuqizojë transparencë, efikasitetin e institucioneve dhe do të lehtësojë përpjekjet për anëtarësim në BE. Parlamentit”, tha Tarran.

Plani strategjik 2025-2030 do të miratohet nga Kuvendi në këtë legjislaturë, me qëllim që të zbatohet nga legjislatura e ardhshme. Partnerët ndërkombëtarë do vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për këtë iniciativë të rëndësishme për forcimin e demokracisë dhe përpjekjet e Shqipërisë për të arritur anëtarësimin në BE.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.