Categories: BotaLajme

BE paralajmëron Elon Musk për keqinformim në X” në lidhje me sulmin e Hamasit

BE-ja ka paralajmëruar Elon Musk se X po përdoret për të përhapur keqinformim pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Në një postim në faqen e njohur më parë si Twitter, shefi i industrisë së bllokut, Thierry Breton tha se përmbajtja e dhunshme dhe terroriste nuk ishte hequr, pavarësisht paralajmërimeve siç kërkohet nga ligji i BE-së.

“Prandaj ju ftoj që urgjentisht të siguroheni që sistemet tuaja të jenë efektive dhe të raportoni për masat e krizës të marra te ekipi im”, shkroi ai në letrën e tij të cilën e ndau në mediat sociale.

Nga ana e tij, Musk tha se kompania e tij kishte ndërmarrë veprime, duke përfshirë heqjen e llogarive të sapokrijuara të lidhura me Hamasin.

Politika jonë është që gjithçka të jetë e hapur dhe transparente, një qasje që unë e di që BE e mbështet. Ju lutemi renditni shkeljet për të cilat aludoni në X, në mënyrë që publiku t’i shohë ato”.

Letra vjen më pak se dy muaj pasi një sërë legjislacionesh të reja që rregullojnë materialet e mediave sociale për herë të parë në BE, hyri në fuqi.

Paralajmërimi vjen disa ditë pasi grupi militant palestinez Hamas nisi një sulm ndaj Izraelit, duke vrarë qindra banorë dhe duke marrë dhjetëra pengje.

Si kundërpërgjigje, forcat izraelite kanë nisur valë sulmesh me raketa në Gaza, të cilat kanë vrarë më shumë se 900 njerëz.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) është krijuar për të mbrojtur përdoruesit e platformave të mëdha të teknologjisë. Ai u bë ligj nëntorin e kaluar, por firmave iu dha kohë për t’u siguruar që sistemet e tyre ishin në përputhje.

Mosrespektimi i DSA-së mund të rezultojë në gjoba të BE-së deri në 6% të xhiros globale të një kompanie ose pezullim të mundshëm të shërbimit./BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

5 minutes ago

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

2 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

2 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

2 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

2 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

2 hours ago

This website uses cookies.