BE për transparencën e Bashkive – Bashkitë me performancën më të lartë Shkodra dhe Lezha

be bashkite

Viti 2024 ishte i pesti që Qendra “Faktoje” monitoroi performancën e transparencës dhe mbajtjen e premtimeve në 10 institucione të pushtetit vendor në Shqipëri, në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki” mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED).

Bashkitë e monitoruara janë: Shkodra, Lezha, Elbasani, Korça, Dibra, Durrësi, Vlora, Fieri, Kavaja dhe Saranda.

Nga monitorimi rezultuan se Bashkitë e Shkodrës dhe Lezhës kanë arritur masën 100% në përmbushjen e kërkesave ligjore për transparencën.

 Nga ana tjetër, Bashkia e Fierit ka shënuar performancën më të ulët, me një nivel transparence prej 43.75%.

Ky vlerësim për Bashkinë e Shkodrës është një shtysë më tepër drejt përfundimit me sukses të projekteve të nisura sipas zëvendëskryetarit të saj, Rudin Beka.

Monitorimi i kryer nga gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile ka për qëllim matjen e nivelit të transparencës dhe mbajtjen e premtimeve në institucionet lokale, nxitjen e ndarjes së informacionit me publikun dhe rritjen e llogaridhënies lidhur me proceset e vendimmarrjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.