Lajme

BE: Serbia të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet serbe që të sjellin para drejtësisë, autorët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës, ku mbeti i vrarë edhe rreshteri Afrim Bunjaku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nënvizoi se ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Brukselit, që nga dita e parë, që Serbia të bashkëpunojë me autoritete Kosovare, sikurse shprehet, “për ato raste ku të dyshuarit ndodhen në Kosovë”.

BE-ja ka shprehur vazhdimisht pritjen e saj që Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të kapur dhe sjellë menjëherë para drejtësisë autorët e akteve të dhunshme nga protestuesit serbë të Kosovës kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave më 29 maj 2023 dhe sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës”, ka nënvizuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur serbësh kreu sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ndërsa Policia e Kosovës iu përgjigj të shtënave me armë duke vrarë tre sulmues serbë. Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë organizatorin e sulmit Milan Radojçiç, që qëndron i lirë në Serbi dhe është shumë i afërt me presidentin serb.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Familja, strehë e shpresës dhe e kujdesit –  Në Ditën Botërore të Familjes, aktivitet ndërgjegjësues për solidaritetin dhe përkujdesjen

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…

7 minutes ago

Masakra e Dobraçit – GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit,…

14 minutes ago

Trotuaret e dëmtuara / Në zonën pranë Spitalit Rajonal Shkodër, gjendja paraqitet shqetësuese

Trotuaret në rrugët e Shkodrës kanë pësuar dëmtime të shumta gjatë viteve.  Në këtë zone,…

20 minutes ago

Menopauza dhe shëndeti i gruas – Fazë delikate që kërkon kujdesin e duhur

Menopauza është një proces natyral në jetën e çdo gruaje, por shpesh shoqërohet me shqetësime…

26 minutes ago

Prag vere, rikthehen reshjet e borës / Akset e kalueshme, por asnjë firme mirëmbajtëse në terren

Teksa na ndajnë vetëm 2 javë nga nisja zyrtare e sezonit të verës, duket se…

33 minutes ago

Prezantimi dinjitoz në Eurosong / Muzikantët shkodranë, vlerësime pozitive për “Shkodra Elektronike”

Në një natë të mbushur me emocione dhe spektakël muzikor, Shqipëria siguroi kalimin në finalen…

41 minutes ago