Beci: Festivali i humorit i përvitshëm – Kryebashkiaku i Shkodrës njofton kthimin në traditë të eventit

beci fest i pervitshem

Një javë humor, bëri që Shkodra të rikthejë Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit.

Emrat më të mëdhenj të skenës performuan në Teatrin “Migjeni” duke dhuruar për spektatorin shkodran emocione të papërsëritshme me ikonat e humorit shqiptar.

Nga humoristët e Shkodrës tek parodistët e Vlorës, me humoristët nga Durrësi e Berati, por edhe nga trevat shqipfolëse e kthyen tempullin e artit teatrin “Migjeni”  në kryefjalë të humorit shqiptar ashtu siç i takon.

Artistët janë përshendetuar në mbremjen përmbyllëse nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili falenderoi artistët dhe garantoi se tashmë ky event do të jetë një traditë e përvitshme për Shkodrën.

Përveç  humorit në skenë, gjatë paraditeve në hollin e teatrit “Migjeni”, janë mbajtur takime me studiues dhe personazhe të humorit të cilët kanë folur për sfidat e këtij zhanri, por edhe idetë për zhvillimin e mëtejshëm tashmë edhe tek brezat e rinj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.