Shkolla 9 -vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës” është një nga shkollat ku po ndërhyhet nga Bashkia Shkodër për sistemin dhe ndërtimin e terreneve sportive në kuadër të projektit të fituar nga Ministria e Arsimit.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në këtë shkollë ku është shprehur se kjo shkollë do të jetë një model sa i takon ndërhyrjes duke larguar edhe mendësinë e vjetër që shoqëron objektet arsimore të rrethuara në hekura.
Ky terren është një nga 5 objektet ku ka ndërhyrë Bashkia në shkollat e Shkodrës, ndërkohë që përveç sistemimit të terrenit sportive, falë këtij investimi, do të ketë edhe një rikonstruksion edhe të fasadës së shkollës dhe të gjithë territorit përreth duke krijuar kushte sa më komode dhe në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle në qytetin e Shkodrës.
"Një njeri i mençur më tha një herë: ‘Nuk ka asgjë më të mirë për…
Serxho Perez është drejt një rikthimi të bujshëm në Formula 1 vetëm dy muaj pasi…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim drejtuesen…
Barcelona-Atletiko Madrid dhe Real Sociedad-Real Madrdit do të jenë dy gjysëmfinalet e Kupës së Mbretit.…
Një sukses të vërtetë ka shënuar nata e parë e edicionit të 75 të Festivalit…
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj deklaratave dhe kritikave të fundit të politikanëve që…
This website uses cookies.